Kombëtarja e Kosovës i mbush bateritë për ndeshjet me Luksemburgun, Qipron dhe Portugalinë, në kuadër të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.
"Sot në stërvitjen e paraditës kishim mysafirë të veçantë.
Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve na vizituan fëmijë të çerdheve të Prishtinës, Loja dhe Montessori.
Vajzat tona u kujdesën që fëmijët të kalojnë shumë mirë dhe përmes argëtimit të mësojnë për lojën e hendbollit.
I falënderojmë përgjegëset për vizitën, që shërben edhe për përmirësimin e mëtejmë të atmosferës në Kombëtaren tonë", ka bërë të ditur FHK.