Kombëtarja e Kosovës është e gatshme për sfidën e nesërme (19.30) kundër Qipros.
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Agron Shabani, synon të startojë me fitoren në grupin 1 të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.
“Ndeshjet i marrim një nga një, shpresojmë t'i fitojmë një nga një.
Tani fokusi është te ndeshja e së enjtes mbrëma (19:30) ndaj Qipros.
Një fillim i mbarë do të ishte me shumë rëndësi për vajzat tona. Në fazën e parë kualifikuese për Euro 2022 luajmë edhe me Luksemburgun dhe me Portugalinë.
Ndeshjet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe transmetohen në RTV 21”, njofton FHK.