Hendbollisti i ligës së parë të Maqedonisë së Veriut, skuadrës “Butela”, Marko Bozhinovski (20 vjeç) ka vdekur në shtëpinë e tij në Shkup një ditë pas ndeshjes kundër Eurofarm 2.
Ai ishte anëtar i ekipit kombëtar dhe dyshohet pas një sulmi në zemër.
“Vetëm pesë ditë pasi hendbolli maqedonas u godit nga një tragjedi, ku portieri i kombëtares së Maqedonisë, Nikola Danilovski, në moshën 25 -vjeçare humbi jetën në liqenin e Ohrit, ngjan edhe një tragjedi tjetër.
“Hendbollisti Bozhinovski vdes një ditë pas fitores në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj ekipit të dytë të Eurofarm Pelister (29:28), në të cilin ai shënoi dy gola.
Ai vdiq nga një sulm në zemër kur ishte në gjumë”, raportojnë mediat maqedonase.