Kombëtarja e Kosovës është përgatitur maksimalisht për sfidat e mëdha të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Selektori i Kombëtares tonë, Agron Shabani, do të mundohet që me vashat e tij të startojë me fitore në grupin 1, kundër Qipros.
Ai ka mjaft probleme për faktin se i mungon pothuajse shtatëshja e parë.
Kosovës i mungojnë hendbollistet më të mira, si Leonora Demaj, Albana Arifi, Kristina Ukaj (portiere), Shkurta Mehmeti, Sara e Rina Rexhepi etj.
Megjithatë, ai me brumin që ka, sonte në orën 19.30 synojnë fitore ndaj Qipros.
Ndeshja luhet në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.