Kosova e filloi ashtu siç pritej me fitore (30:21) ndaj Qipros.
Vashat tona treguan lojë shumë më të mirë dhe pa ndonjë problem fituan dy pikë në hapje të grupi 1 të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.
“Fitorja ndaj Qipros kishte çmim të lartë. Arlinda Hajdari, që shkëlqeu me 7 gola, ka pësuar lëndim të gjurit dhe nuk ka mundur të vazhdoj takimin. Ka drojë që lëndimi është më serioz, por çdo gjë do të dihet pas kontrollimeve të nesërme.
Arlinda ishte e pandalshme dhe u shpall lojtare e ndeshjes. Urojmë që lëndimi i saj mos të jetë serioz.
Forca Arlinda”, shkruan në faqen e Federatës së Hendbollit të Kosovës.