Kombëtarja e Kosovës mobilizohet deri në pikën e fundit dhe synon fitoren e dytë të grupi 1 të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.
Vashat tona mbrëmë e demoluan me rezultat 30:21 Qipron, ndërsa sot besojnë e shpresojnë edhe në fitoren e radhës, kështu që nesër në duel me Portugalinë të kërkojnë fitore dhe të kualifikohen më tej.
“Të motivuara nga fitorja ndaj Qipros dhe të vetëdijshme për peshën që kanë mbi supe, vajzat e Kombëtares tonë takohen sot me Luksemburgun.
Ndeshja luhet prej orës 19.30 dhe transmetohet në 21 Plus”, njofton FHK. Ndeshja luhet në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.