Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me peshë të madhe, me rezultat 33:27 ndaj Luksemburgut, në ndeshjen e dytë të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Kosova ka dy fitore nga dy ndeshje, duke u renditur në vendin e dytë me 4 pikë, sa ka edhe liderja Portugalia në grupi 1.
“Fitore që do të jetë pikë kthese në rrugëtimin e Kombëtares tonë.
Fitore e arritur me zemër dhe me dëshirë për ta prezantuar vendin me dinjitet.
Faleminderit vajza...”, shkruan në faqen e Federatës së Hendbollit të Kosovës.