Të paraqitesh në fushë me mungesa të mëdha, pa 10 hendbolliste, secila më e mirë se tjetra, është edhe një sprovë e madhe.
Agron Shabani, selektor i Kombëtares së Kosovës, po përballet me mungesa të mëdha, disa lojtare të lënduara, disa me Covid 19, por edhe me nëntë lojtare mbrëmë arriti fitore me rezultat 33:27 kundër Luksemburgut, në ndeshjen e xhiros së dytë të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Kosova me gjithë rrëmujat që po ballafaqohet, me lëndime e me Covid 19, ka shënuar dy fitore dhe renditet në vend të dytë me 4 pikë në grupin 1, sa ka edhe Portugalia.
Shabani apo njeriu i sprovave, sonte e ka finalen me Portugalinë, ndeshje që luhet në orën 19.30.
Përparësia e Shabanit është se gjithmonë problemet i merr me sportivitet dhe kjo edhe po i jep fuqi Kombëtares.