Hendbollistja Pashke Marku, mbrëmë u zgjodh lojtarja e ndeshjes në ballafaqim me Luksemburgun.
Ajo së bashku me Albina Rugovën, Suzana Ujkiqin, Marigona Hajdarin po ashtu edhe lojtaret tjera, dhanë atomin e fundit për fitoren e madhe të Kombëtares së Kosovës, me rezultat 33:27.
Marku ishte e gjithanshme, realizoi 10 gola dhe u shpallë lojtare e ndeshjes.
Marku nuk e kurseu veten në asnjë moment, duke qenë e pakapshme për mbrojtjen rivale.
Ajo sonte me bashkëlojtare premtojnë maksimumin kundër Portugalisë, në takimin që luhet në orën 19.30 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
Kosova nëse shënon fitore, do të kualifikohet.
Deri me tash janë luajtur dy ndeshje në kuadër të grupi 1 të parakualifikueseve në Kampionatin Evropian.
Portugalia kryeson me 4 pikë sa ka edhe Kosova apo nga dy ndeshje kanë po aq fitore.