Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Suzana Ujkiq, zotohet se do të jap maksimumin kundër Portugalisë.
Ndër lojtaret më të mira dhe që luan në pozitën e pivotes, Ujkiq, motivon bashkëlojtaret para sfidës së madhe.
“Një për të gjithë, të gjithë për një”, ka shkruar Ukiq në profilin e saj në facebook.
Ndeshja mes Kosovës dhe Portugalisë, e cila është si finale luhet sonte në orën 19.30 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
Portugalia udhëheq me 4 pikë sa ka edhe Kosova në kuadër të grupit 1 të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian 2021.