Kombëtarja e Kosovës nuk e realizon synimin e saj, që të kualifikohet më tej në Kampionatin Evropian 2022.
Portugalia ka shënuar fitore me rezultat 30:17 (12:7) ndaj Kosovës, në ndeshjen e fundit që u zhvillua në kuadër të grupit 1 të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.
Ndeshje u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, e cila ishte një finale e grupit 1, pasi që fituesi i kësaj sfide kualifikohej më tej, gjë të cilën e kanë arritur portugezet dhe pa asnjë telashe.
Kosova u ballafaqua me 100 probleme, që nga lëndimet e lojtareve kryesore e deri të disa që rezultuan me Covid 19, për çka edhe shqetësuan tejmase selektorin tonë Agron Shabani.
Me gjithë problemet e mëdha, Kosova ia doli të përfundojë në vend të dytë me 4 pikë apo me dy fitore (30:21 ndaj Qipros, 33:27 kundër Luksemburgut) dhe Portugalia doli kampione e grupit me 6 pikë, me tri fitore rresht.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të mirë dhe portugezet ishin në epërsi me 5 gola (7:12) falë gabimeve të lojtare tona.
Duhet theksuar se në minutën e 5-të, Kosova ishte në epërsi me 2:0, pastaj me 3:3 dhe kjo ishe e tëra kur merren parasysh edhe mungesat e mëdha në kombëtaren tonë.
Në pjesën e dytë, gjithçka ishte e qartë në minutën e 45-të, Portugalia avancon me 11 gola (22:11) ndaj vashave tona.
Pjesa e dytë ishte e dobët, vërehej lodhje e madhe të vashat tona. Portugalia ka shënuar fitore me rezultat.
Kosova përfundon aventurën në vend të dytë dhe nuk e realizuan synimin që të kualifikohen më tej. Njomza Kelmendi, portiere, është më e dalluara të Kosova. Hendbollistet Mirela Gjikokaj me 5 gola dhe Suzana Ujkiq me 4 gola, janë më efikaset të Kosova.
“Angazhimi i vajzave nuk mungoi, por na kushtuan gabimet e shumta teknike.
Në këtë ndeshje po paraqitemi me mungesa të shumta për shkaqe shëndetësore”, shkruan në faqen e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Portugalia-Kosova 30:17 (12:7)
Qendra e Rinisë dhe e Sportit në Prishtinë.
Portugalia: Figueira, L. Ferreira 2, Marqués 3, Monteiro 4, Rodrigues 3, Soares 3, Da Silva 4, J. Ferreira, Da Silva Lima 2, Fernandes 1, Gomes, Sousa 5, Goncalves, Silva, Resende 3, Ribeiro.
Kosova: Kelmendi, Gjikokaj 5, Shatri, Aliu, Uka, Marku 1, Rugova 2, Stagova 2, Hajdari 3, Nivokazi, Ahmetxhekaj, Ujkiq 4 dhe Meltem.
Grupi 1
Rezultatet
Portugalia – Kosova 30:17 (12:7)
Luksemburgu - Qipro 19:21 (9:9)
Tabela
1. Portugalia 2 2 0 0 100:48 6
2. Kosova 2 2 0 0 80:78 4
3. Qipro 3 1 0 2 59:81 2
4. Luksemburgu 3 0 0 3 60:92 0