Klubet e hendbollit në Kosovë mendojnë për edicionin e ri, në radhët të parë të gjejnë sponsor, po ashtu disa shikojnë mundësinë edhe të përforcohen me lojtare e lojtarë!
Pritet që me 1 korrik të fillojë afati kalimtar për hendbolliste dhe hendbollistë dhe të përfundojë me 15 korrik.
Data ende nuk është caktuar zyrtarisht e afatit kalimtar, por raportohet se mund të fillojë nga 1 korriku, si gjithmonë gjatë verës.
Nga ana tjetër, fituesja e Kupës së Kosovës, Istogu (femrat) ka paralajmëruar prurje të reja dhe largime të disa hendbollisteve nga klubi, me synime që të përforcohen për Evropë.