Taib Kabashi nuk është më kryetrajner i Prishtinës. Ka kohë që flitej se Kabashi do të largohet ashtu edhe ndodhi.
“KH Prishtina dhe Taip Kabashi përfundojnë bashkëpunimin 3 – vjeçar.
Kryetari Kolgeci dhe Taip Kabashi janë dakorduar që ta përfundojnë bashkëpunimin disa vjeçar, shumë të suksesshëm.
Trajnerin Kabashi, Kryesia e klubit, lojtarët, tifozët dhe e gjithë Prishtina e falenderojnë shumë për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë 3 viteve të fundit si pjesë e Prishtinës.
Vlen të theksohet se gjatë këtyre 3 viteve, KH Prishtina ka dominuar në konkurrencën e juniorëve dhe kadetëve, si dhe ka arritur të jetë nënkampion dhe finalist i kupës me ekipin e parë.
Fokusi i Prishtinës do të jetë 100% në gjeneratat e reja dhe lojtarët vendor!
Taiqe, faleminderit për gjithçka dhe të dëshirojmë suksese!”, njofton KH Prishtina.
Prishtina ishte finaliste e play-off-it të Superligës dhe fianliste e Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt).