Sporti si çdo sferë tjetër shqiptare në Kosovë, ka përjetuar terrorin e paparë në vitet e 90-ta (1991-1999) nga regjimi kriminal serb.
Isuf Mahmuti i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka dhënë kontribut të madh në përgjithësi për sportin.
Mahmuti ka qenë edhe hendbollist edhe gjyqtar në vitet e 90-ta, një personalitet kudo i respektuar dhe ka sakrifikuar shumë për sportin.
Njeriu i sfidave në kohërat më të vështira, hendbollist një kohë i Prishtinës po ashtu edhe i Llapit, luftarak i madh në fushë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/18/850x636_21624021773.jpg)
Mahmuti si shumë shqiptarë të tjerë iu kundërvu pushtuesit serb dhe nuk u ndal për asnjë çast, duke dhënë kontributin e tij si lojtar e gjyqtar herë në Gërmi, herë në Dumnicë e fusha të ndryshme të Kosovës.
Sot është krenar që i takoi gjeneratës së sakrificës dhe e ndihmuan sportin që të mbijetoi, duke i bërë rezistencë pushtuesit serb.
Mahmuti pasluftës ka qenë ndër gjyqtarët më të mirë, sot është vëzhgues i hendbollit.