Taib Kabashi nuk mbetet as 24 orë pa punë, menjëherë angazhohet në klubin amë.
Kabashi u largua nga pozita e kryetrajnerit të klubit të hendbollit Prishtina, por sot konfirmohet në Trepçë.
“Taib Kabashi rikthehet në shtëpinë ‘Minatori’”, njofton KH Trepça.
Me Kabashin Trepça do të jetë edhe më e fortë dhe me synime për pjesën e lartë të tabelës.