Faruk Shala: Gazeta ‘Bota sot’ i kushton vëmendje të veçantë sportit

Hendboll

Faruk Shala: Gazeta ‘Bota sot’ i kushton vëmendje të veçantë sportit

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 12:31
Faruk Shala: Gazeta ‘Bota sot’ i kushton vëmendje të veçantë sportit

Kryetrajneri i klubit të hendbollit Istogu (femrat), fitues i Kupës së Kosovës, Faruk Shala, njëherësh trajner i Kombëtares A të Kosovës, uron gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Ai tha se “Bota sot” i kushton rëndësi të veçantë sportin, sidomos sporteve me dorë.  

“Gazeta ‘Bota sot’ ka merita të jashtëzakonshme në ngritjen dhe zhvillimin sidomos të sporteve me dorë. 

Mediat janë një ndër faktorët e rëndësishëm që ndikojnë në zhvillimin e sportit në përgjithësi. 

Gazeta ‘Bota sot’ i ka kushtuar vëmendje të veçantë sportit, sidomos lojërave sportive me dorë, andaj i gjithë komuniteti sportiv i është mirënjohës, veçanërisht ne si komunitet i hendbollit.

Personalisht ne 26 vjetorin ju dëshiroj punë të mbarë dhe të vazhdoni të jeni gjithmonë afër sportit dhe sportistëve në përgjithësi”, uron Shala.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat