Ish selektori i kombëtares së Kosovës (femrat), prof. Ismet Jupa, trajneri i mirënjohur dhe vepirmtari i shquar i hendbollit dhe sportit në përgjithësi, uron 26 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Ai tha se “Bota sot” ka dhënë dhe po jep kontribut të madh në informimin e opinionit.
“Pa dashtë me mohuar edhe kontributin e gazetave tjera, gazeta “Bota sot”, është prijetare në informim në veçanti në lëminë e sportit.
Gazetari z. Kemajl Goca me shkrimet e tija korrekte po jep një kontribut të madh në avancimin e sportit.
Ky me guxim të pashoq po i kritikon dobësitë e individëve dhe organizatave sportive, por në anën tjetër diti të mbështetë punët e mira që po bëhen në sportin e Kosovës.
Stafi të gazetës i dëshiroj suksese në të ardhmen, me nderime lexuesi i juaj”, uron prof. Ismet Jupa.