Kryetrajneri i kampionit të Kosovës, klubit të hendbollit Vushtrria (femrat), Arben Parduzi, tha se gazeta “Bota sot” është numër 1 në Kosovës dhe që i kushton rëndësi të veçantë sportit.
Parduzi e uron 26 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
“Gazeta nr.1 në Kosovë - ‘Bota sot’.
Jemi me fat që kemi një medium kaq të suksesshëm siç është gazeta ‘Bota sot’.
Sporti në përgjithësi në Kosovë është i lidhur ngushtë me gazetën ‘Bota sot’, e veçanërisht hendbolli ka informacionin të shumtë nga ky medium.
Një falënderim i veçantë është për gazetarin e nderuar Kemajl Gocën, i cili është i palodhur në informimin e duhur në sport.
Andaj ju falënderojmë për kontributin e dhënë në sportin e hendbollit Urime, shumë suksese ‘Bota sot’”, uron Parduzi.