Artan Durro, ish hendbollist i shquar nga Shqipëria, me kërshëri përcjellë çdo lajm në rubrikën e sportit në “Bota sot”, sidomos në rubrikën e hendbollit.
Ai uron 26 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Durro tha se fascinohet me gazetën se si e përcjellin sportin, sidomos hapësirës që i japin hendbollit, sport me traditë të madhe në Kosovë.
“Urime “Bota sot”, më ëndje e lexoj”, - uron Durro.
Durro, përveç në Vllazni të Shkodrës ka luajtur me sukses edhe në klubet jashtë Shqipërisë.