Veprimtari sportiv nga Shkodra, Arian Ibershimi, uron me përzemërsi 26 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
“Përshëndetje të gjithë stafit të gazetës ‘Bota sot’.
Gjej rastin t'ju uroj këtë 26 vjetor.
Uroj që ky përvjetor t'ju ketë gjet mirë me shëndet e po ashtu dhe më të formuar profesionalisht që rrugën tuaj të pasqyrimit të lajmit dhe sidomos të të vërtetës ta keni sa më të gjatë.
Miqtë dhe sukseset ju shtofshin gjatë rrugës suaj.
Urime të sinqerta”, uron Arian Ibershimi, zv. trajner në KH Vllaznia.