Presidenti i klubit të hendbollit Ferizaj, Xhavit Morina, ish hendbollist i mirënjohur dhe kontribues i madh në sport, uron 26 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Morina shprehet se ‘Bota sot’ gjithmonë ka qenë në shërbim të sportit dhe hendbollit.
“Urime përvjetori i 26-të i gazetës më të mirë në Kosovë sa i përket sportit "Bota sot".
Ju dëshiroj suksese dhe vazhdimësi në punën e juaj.
Gëzuar”, uron Xhavit Morina.