Legjenda e hendbollit të Kosovës, Dervish Berisha, me fjalët më të mira për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ish hendbollisti i gjeneratës së artë, tha se ‘Bota sot’ gjithmonë ka shkruar për hendbollin, ka informuar për ngjarje ditore dhe për historinë e lavdishme të saj, për shumë emra të mëdhenj dhe në përgjithësi sportin.
Berisha uron 26 vjetorin e gazetës ‘Bota sot’.
“Bota sot krenaria e Kombit. Mburremi me gazetën tonë kombëtare që në të gjitha drejtimet informoj në mënyrën më reale.
Edhe ne ish hendbollistët e Hendbollistet mburremi me ‘Bota sot’ sepse për hendbollin nuk shkruanin shumë, kështu që ‘Bota sot’ na nderoj dhe shkroi pa u ndalur për shumë ngjarje historike në hendbollin e Kosovës.
Urime nga zemra dhe ju dëshirojmë shumë shumë suksese”, uron Dervish Berisha.