Është publikuar lista e gjerë e Kombëtares U19 të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Kosova U19 prej 16 deri më 22 gusht do të marr pjesë në Evropianin e Divizionit B që mbahet në Letoni. Kombëtarja jonë është në Grupin A së bashku me Holandën, Turqinë dhe Malin e Zi. Pas ndeshjeve në grup, Kosova luan edhe për plasman.
Synimi është për paraqitje sa më të mira dhe për këtë qëllim lojtarët e klubeve të vendit do të kenë testimet të hënën e ardhshme, më 5 korrik. Testimi mbahet në palestrën e Pallatit të Rinisë në Prishtinë prej orës 15:30. Ndërsa lojtarët duhet të jenë në sallë në ora 15:00.
Testimi do të bëhet nën mbikëqyrjen e selektorit të Kombëtares A, Bujar Qerimi dhe trajnerit të kësaj gjenerate, Taib Kabashi.
Testimit do t’i nënshtrohen 23 lojtarë të klubeve të Kosovës. Pesë lojtarët që bëjnë karrierë në klube të huaja do të grumbullohen me pjesën tjetër të ekipit në fund të të korrikut për t’u përgatitur për Evropian. Në rast se mbahet Kampi Veror 2021, lojtarët potencialë do të mblidhen edhe në kamp.
Lista e lojtarëve
1. Emre Karabeg KH Prishtina
2. Eris Brahushi KH Vëllaznimi
3. Menot Pozhegu KH Vëllaznimi
4. Enis Rexhepi KH Llapi
5. Drin Ferati KH Prishtina
6. Ermir Smaka KH Trepça
7. Dardan Ramadani KH Prishtina
8. Jon Vokshi KH Besa Famgas
9. Hekuran Ramadani KH Prishtina
10. Arjanit Murseli KH Zhegra
11. Ermal Dukaj KH Besa Famgas
12. Ard Ibrahimi KH Prishtina
13. Ermir Januzi KH Trepça
14. Lundrim Haziri KH Zhegra
15. Altin Abrashi KH Trepça
16. Erdon Jahiu KH Prishtina
17. Betim Idrizi KH Vëllaznimi
18. Amir Fazliu KH Vushtrria
19. Florent Behrami KH Vushtrria
20. Altin Mani KH Llapi
21. Omer Gucati KH Drenica
22. Bleart Zariqi KH Drenica
23. Altin Cacaj KH Besa Famgas
Ndërsa lojtarë potencial nga diaspora janë:
23. Shaban Zogaj Aalemburg (DEN)
24. Naël Rexhepi SG LÉMAN GENÈVE (SUI)
25. Frilon Kqiku TSV Haunstetten (GER)
26. Ardin Berisha BSV Bern (SUI)
27. Ajdin Gashi RK Bosna Tesanja Seniori (BIH)
28. Adonis Çekaj SG HANDBALL BASEL-STAD (SUI).