Gjinovci kujton vitet e 80-ta por ka edhe një lajm të mirë 

Hendboll

Gjinovci kujton vitet e 80-ta por ka edhe një lajm të mirë 

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 12:37
Gjinovci kujton vitet e 80-ta por ka edhe një lajm të mirë 

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, kujton një histori interesante të viteve të 80-ta. Në vitet e 80-ta organizohej Univerziata.

“Dikur ishim pjesë në Univerziada të ish shtetit të shpërbërë, kurse tani hendbolli do te jetë organizator i  Univerziades botërore të hendbollit.
Në vitet e kaluara në ish shtetin e shpërbërë organizoheshin gara te ndryshme sportive studentore që kulmonin  me Uneverziada në të gjitha degët sportive.

Fal ish hendbollistit të spikatur dhe dramaturgut te njohur prof.. Haqif Mulliqi, po e postoj një fotografi nga viti i largët 1984 (?) nga garat studentore ne nivel te Univerziadës që u zhvilluan ne Hajvali ku shihen disa hendbollist që luanin ne skuadrat e Kosovës ku disa ma vonë do te kulmojnë ne hendbollist me përmasa edhe ndërkombëtare.

Ne foto nga e majta në këmbë: Branisllav Cvejiq, Haqif Mulliqi, Nehru Bylykbashi -Llokumi, Misret Maliqi - Quza, kurse ulur nga e majta: Besim Qerimi, Nehat Plakiq dhe Osman Demolli.

Mirëpo, tash gati pas 4 dekadave fal punës dhe angazhimit të Federatës Sportit Universitar dhe KOK-ut ne bashkëpunim edhe më Federatën e Federata e Hendbollit e Kosovës do të organizohet Kampionati Botëror për hendbollist dhe hendbolliste të Universiteteve botërore që do të zbarkojnë në Prishtinë verën e vitit 2022’, ka shkruar Gjinovci në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat