Portierja e klubit të hendbollit Vëllaznimi, Selvije Mullakadrija, tregon që përgatitjet e Kombëtares U19 po shkojnë shumë mirë.
Sot Kombëtarja udhëton për në Bullgari për dy ndeshje stërvitore, ndërsa të shtunën e ardhshme e ka ndeshjen e parë në Evropianin në Shkup.
Forma e portieres gjakovare është e mirë dhe të gjithë në Kombëtare presin kontributin e saj.
Hendbollistet e reja janë përgatitur mirë dhe besojnë shpresojnë në paraqitje të mirë.