Mblidhet Kombëtarja U19 e hendbollistëve!
Dje aktivitetin e parë për këtë verë e ka pasur edhe Kombëtarja U19 e hendbollistëve.
Nën mbikëqyrjen e selektorit Bujar Qerimi dhe kryetrajnerit të kësaj gjenerate, Taib Kabashi, hendbollistët e rinj u janë nënshtruar testimeve të ndryshme.
Grumbullimi i parë është mbajtur në Prishtinë.
Muajin tjetër kjo gjeneratë premtuese merr pjesë në Evropianin e Divizionit B.