Nën udhëheqjen e selektorit Agron Shabani, Kombëtarja U-19 e Kosovës në hendboll po e zhvillon stërvitjen e fundit në Istog, para udhëtimit në Shkup ku nesër fillon Evropiani i Divizionit B.
Kombëtarja ka disa mungesa, por vajzat janë të përkushtuara për ta dhënë më të mirën.
Synimi i vashave tona është që të paraqitem sa më mirë dhe të fitojnë pikë.
FHK ka përmendur mungesat por nuk i ka bërë të ditur emrat e lojtareve.