Hendbollistja nga Mali i Zi, Natalia Millatoviq, anëtare e fitueses së Kupës së Kosovës, Istogu, edhe zyrtarisht vesh fanellën e Kombëtares së Kosovës.
“Natalia Millatoviq anëtare e kombëtares se Kosovës më dekret presidencial.
Presidentja e vendit znj. Vjosa Osmani në bazë të kompetencave të saj si e para e vendit ka lëshuar dekretin për dhënie të shtetësisë kosovare për hendbollisten e Istogut Natalia Millatoviq, e lindur në Podgoricë e cila ka vendosur të përfaqësoj Republikën e Kosovës në kampionatin evropian të hendbollit U19 të divizionit “B” që mbahet në Shkup nga data 10 Korrik.

Dekreti preisidencial
Hendbollistja më e re e kombëtares së Kosovës do ketë të drejtë paraqitje nesër në ndeshjen kundër Holandës që zhvillohet nga ora 18:00 në Shkup.
KHF Istogu falënderon presidenten e shtetit znj.Vjosa Osmani për dhënien e shtetësisë hendbollistes sonë për interes nacional, dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Qendrën e Regjistrimit Civil në Istog, për bashkëpunim për pajisjen e hendbollistes me dokumentacion te Kosovës me urgjencë Ju faleminderit!”, njofton KHF Istogu.