Veprimtari i hendbollit, Hasan Shala, ka humbur durimin nga këto rezultatet e Kombëtares së Kosovës U-19 (femrat), sidomos humbja e sotme me rezultat 34:15 nga Ishujt Faroe U-19, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Dje, Kombëtarja e Kosovës u mposht me 53:14 nga Holanda.
“Tani nuk ka asnjë koment për këtë!!!
Dikujt duhet dhënë të kuqin nga se po rezulton se detyrat e shtëpisë me Kombëtaren i kanë bërë në mënyrë diletante dhe pasoj e gjithë kësaj janë rezultatet edhe ndaj Kombëtareve, ku hendbolli lëre që nuk ka pas traditë por është në stadin fillestarë!
Ndizeni fitilat e ndaleni këtë katrahurë dhe shpëtojini vashat nga degradimi i mëtejmë i lojës së hendbollit të cilën ato me shpirt e dojnë!”, komenton Shala.