Pas dy humbjeve të thella, Kombëtarja e Kosovës U-19, iu kthye fitores në kualifikueset për Kampionatin Evropian (femrat).
Hendbollistet e reja të kombëtares tonë u angazhuan në përgjithësi dhe duhet veçuar dy prej tyre, portieren Selvije Mullakadrija dhe hendbollisten Adelina Berishën.
Është interesant se Berisha për herë të parë e kaloi në epërsi Kosovën, ndërsa Mullakadrija e ruajti rezultatin e krijuar me pritje fantastike
Hendbollistja e Istogut, Adelina Berisha, tregoj mori përgjegjësinë në momentet e fundit te ndeshjes, kur rezultati ishte dramatik deri në sekondat e fundit.
Ajo me 4 shënime radhazi e dërgoj Kosovën te fitorja e parë. Pa e harruar edhe Mullakadrijën e cila mbrojti penalltinë në minutat e fundit dhe dy kondërsulme radhazi të boshnjakeve. Një fitore e merituar dhe një motiv shtesë pas dy humbjeve rresht.