Prishtina bën plane për edicionin e ri në elitën e hendbollit të Kosovës (meshkujt).
Bardhekaltrit fokusin e kanë edhe tek ndeshjet evropiane dhe me shpresë se do të kanë fat edhe në short.
Nga rivalët e mundshëm është edhe klubi nga Serbia, Zhelezniçari i Nishit.
Rivalët e mundshëm
“Sot kemi kuptuar kundërshtarët e mundshëm në garat ndërkombëtare, EHF European Cup.
Prishtina do të nis garat si bartëse e raundit të parë ku garojnë 30 skuadra gjithsej.
Shorti është më 20 korrik, ndërsa ndeshjet luhen më 11/12 dhe 18/19 shtator”, shkruan në faqen e KH Prishtina.