Ish hendbollisti i gjeneratës së artë (viteve të 80-ta), Verim Zherka, sërish rikthehet në krye të klubit me renome Prishtina (meshkujt).
Ashtu siç u përfol para disa ditëve se Zherka pritet të emërohet kryetrajner i ri, ashtu edhe ndodhi.
Zherka do të udhëheq klubin bardhekaltër për edicionin e ri.
“Verim Zherka, kryetrajneri i ri Prishtinës.
Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se KH Prishtina, e udhëhequr nga z. Edi Kolgeci, ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin e mirënjohur, z. Verim Zherka.
Zherka rikthehet në Prishtinë pas disa viteve, për të vazhduar dhe avancuar punën me gjeneratat e reja me kujdes të veçantë për talentët vendor”, njofton KH Prishtina.