Një ngjarja tragjike ka ndodhur sot në mëngjes në Kroaci, ku humbën jetën dhjetë qytetarë të Republikës së Kosovës.
Kryesia e klubit të hendbollit Prishtina (meshkujt), me presidentin Edi Kolgeci, janë të tronditur nga ky lajm.
Ata iu shprehin ngushëllime familjeve që humbën me të dashurit e tyre.
“Kryetari i klubit, z. Edi Kolgeci, lojtarët dhe shtabi teknik shprehin ngushëllime të sinqerta familjeve dhe të dashurve të atyre që vdiqën, dhe ndanë dhimbjen me të tjerët që u lënduan pas aksidentit në Kroaci”, shpreh ngushëllime KH Prishtina.