Hendbollisti Vlerson Zherka vazhdon edhe për një vit me klubin e Prishtinës.
Zherka synon që me Prishtinën të arrijnë rezultate sa më të mria për edicionin e ri.
“Vlerson Zherka, edhe një vit në Prishtinë.
Ju njoftojmë se KH Prishtina, ka arritur marrëveshje bashkëpunimi edhe për sezonin 2021/2022 me fundorin, Vlerson Zherka.
Zherka, i rikthyer vitin e kaluar nga lëndimi, ka treguar ndeshje të nivelit të lartë, dhe për sezonin e ri do të jetë njëri nga lojtarët kyç të Prishtinës”, njofton FC Prishtina.