Kanë filluar stërvitjet e Kombëtares U17 të Kosovës në hendboll (vajzat).
Nën udhëheqjen e trajnerëve Arben Parduzi dhe Granit Sahiti, vajzat tona kanë ushtruar në palestrën e qytetit në Ferizaj.
Kombëtarja do të përgatitet deri më 5 gusht në Ferizaj. Më 7 gusht Kosova U17 e luan ndeshjen e parë të Evropianit që mbahet në Klaipeda të Lituanisë.
Te vajzat ka vendosmëri që ta japin më të mirën në stërvitje që të jenë gati për Evropian.