Hendbollisti Albi Gjuka vazhdon me nënkampionin e Kosovës, Prishtinën.
Prishtina pretendon të ruajë skeletin e lojtarëve dhe me disa përforcime të bëhet gjithnjë e më e fortë.
“Prishtina vazhdon bashkëpunimin me lojtarin shembull e besnik, Albi Gjuka.
Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se KH Prishtina, ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me alon e majtë, Albi Gjuka.
Gjuka, përveç ndeshjeve të nivelit të lartë me ekipin e parë, udhëhoqi kadetët e Prishtinës drejt titullit të radhës në sezonin 2020/2021”, njofton KH Prishtina.