Prishtina e ka shumë seriozisht për edicionin e ri me kryetrajnerin Verim Zherka.
Bardhekatrit “blindojnë” hendbollistin Rron Ramadani.
“Rron Ramadani, edhe një vit në Prishtinë.
Ju njoftojmë se KH Prishtina, ka arritur marrëveshje bashkëpunimi për sezonin 2021/2022 me lojtarin e vijës, Rron Ramadani.
Ramadani, sezonin e shkuara ishte njëri nga lojtarët kyç të Prishtinës në mbrojtje, por edhe me golat e tij”, - njofton KH Prishtina.