Legjenda e hendbollit të Kosovës, Hasan Bajrami, nuk mund të pajtohet në asnjë formë me gjendjen që po kalon hendbolli në përgjithësi, sidomos ish klubi i zemrës së tij, Kastrioti nga Ferizaj.
Ai shprehet kritikë.
Pse bash në vitin 2000 keni deklaruar se nuk ka hendboll, kjo deklaratë e juaj sot e asaj dite po fuqizohet gjithnjë e në shumë dhe çfarë keni vërejtur atëkohë?
“Asgjë nuk kam vërejtur, por kur jam takuar me Popoviqin, ai ka qenë sekretar i Lidhjes së Hendbollit të Belgjikës, me të cilin u takuam dhe u ulem me biseduar.
Kështu mu drejtua: A e di ku është hendbolli i Belgjikës?
E fundit është Shqipëria dhe e parafundit Belgjika, nuk e përmendi Kosovën sepse atëkohë ende ka pas hendboll. Në bazë të asaj e mora atë konkludim.
Ka stagnuar Kosova shumë me hendboll. Mos me qenë Besa dhe Istogu, nuk ka hendboll.
Pas 28 - 30 viteve, nga koha e gjeneratës tonë, Kastrioti, për mua ishte për turp, vdekje. E para nuk ishin as dhjetë veta në sallë, nuk kishin pas as trajner, po flas çka kam pa para 2 viteve, çfarë me fol më shumë”, përgjigjet Bajrami për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Duhet theksuar se në vitet e 80-ta, Bajrami ka qenë prej hendbollistëve më të mirë në ish Jugosllavi.