Hendbollistet e Hungarisë më në fund u këndellen në Lojërat Olimpike, të cilat pas tre humbjeve radhazi, sot regjistruan fitoren e parë, duke e mundur me 29:25 Spanjën.
Spanjollët u futen si favorite, por Hungaria, falë mbrojtjes së fortë, diktoi ritmin që në fillim dhe arriti fitore të merituar.
Hungaria e hapi ndeshjen me 3:0, dhe pak minuta më vonë kaloi në epërsi me 7:2.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 14:11 në të mirë të Hungarisë. Spanjollët iu afruan rezultatit në 15:14, por një seri prej 5:1 pasoi për hendbollistet hungareze, të cilat arritën në pesë gola epërsi (20:15) edhe në pjesën e dytë.
Vamos dhe Kluiber me nga gjashtë gola secila ishin më efikaset në ekipin hungarez, ndërsa në radhët e Spanjës golashënuesja më e mirë ishte Martin me pesë gola.
Pas katër xhirove në grupin B, Spanja renditet në vend të tretë me 4 pikë dhe Hungaria e fundit (e 6-ta) me 2 sosh.