Ish hendbollisti i mirënjohur i gjeneratës së artë, Hasan Bajrami, është i brengosur rrugës si po shkon hendbolli në vitet e fundit dhe e ka edhe një shqetësim të madh, se nëse vazhdon kështu, ky sport do të shkojë rrugës së nivelit të Shqipërisë!
Në vitin 2000, në një intervistë keni deklaruar, si është kah shkon hendbolli do të biem në nivelin e Shqipërisë, a ekziston rreziku?
”Nuk e di, a ka Shqipëria hendboll a? Si po shkojnë gjërat, po! Përveç Besës si klubi më i organizuar dhe Istogu të femrat, në tjera klube nuk shoh kurrfarë organizimi, edhe Prishtina tek meshkujt, pak a shumë.
Thjeshtë nuk është punu, dhe më shumë politikë u bë, kjo ka lënë pasoja, edhe nëse vazhdon kështu dhe nuk ndërmerret diçka, për dy a tre vite do të bëhet dëm i madh”, tha Hasan Bajrami për gazetën kombëtare "Bota sot".