Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll është grumbulluar në prag të Evropianit të Divizionit B.
Nën udhëheqjen e trajnerit Taib Kabashi, hendbollistët e rinj po zhvillojnë stërvitjen e parë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Te djemtë ka vullnet për të dhënë më të mirën në stërvitje dhe për të qenë sa më të gatshëm për ndeshjet e Evropianit.
Synimi i tyre është që të përgatiten sa më mirë për çdo sfidë.