Klubi i hendbollit Prishtina duket se do të jetë prej skuadrave më të organizuara në edicionin e ri në Superligën e Kosovës.
Kryetari i klubit, Edi Kolgeci, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, së fundi edhe për vaksinimin e lojtarëve.
“Për t’u përgatitur sa më mirë për garat vendore dhe ato ndërkombëtare, të gjithë lojtarët tanë kanë filluar procesin e vaksinimit kundër virusit Covid 19.
Ne ju inkurajojmë që të vaksinoheni sa më shpejtë, për një Kosovë të shëndetshme”, njofton KH Prishtina.