Hendbollistja nga Gjeorgjia, Keta Venetsky, largohet nga fituesja e Kupës së Kosovës, Istogu dhe do të vazhdojë karrierën në klubin francez St. Etienne Metropole 42.
Venetsky ka dhënë kontribut të madh për klubin e Istogut, të cilës klubi iu është falënderues.
“Më shumë kënaqësi ju njoftojmë se jemi përforcuar me lojtaren e pestë për edicionin 2021/2022, Keta Venetsky.
23-vjeçarja, gjeorgjianja ndërkombëtare do të mbërrijë nga KHF Istogu ku po luante në sezonin e kaluar.
Jemi shumë të lumtur që po i bashkohet kolektivit të Stephanois në këtë sezon.
Jemi të sigurta që do të jemi pjesë e ligës profesionale në të ardhmen e afërt.
Mirë se erdhe Keta në familjen tonë”, njofton St. Etienne Metropol.