Fituesja e Kupës së Kosovës, Istogu, është përforcuar me hendbollisten Anja Bojaniç.
Bëhet fjalë për një lojtare cilësore dhe është përforcim i duhur edhe për garat ndërkombëtare.
“Anja Bojaniç ka nënshkruar kontratë profesionale me Istogun.
Majtakja 18 vjeçare vjen në Istog nga skuadra e njohur malazeze dy herë kampioni i Evropës Buduçnosti nga Podgorica dhe është përforcimi i parë për këtë vit për skuadrën tonë.
Bojaniç do të bartë fanellën me numër 11, luan në pozitën e alos së djathtë, me Istogun do të paraqitet ne Superligën e Kosovës dhe në EHF European Cup”, njofton KHF Istogu.