Besa Famgas nga Peja përgatitet për edicionin e ri, sidomos për garat evropiane.
Hendbollistët e Besës synojnë që të janë të gatshëm për çdo sfidë.
“Fillojmë me ndeshje përgatitore për edicionin e ri të garave.
Kemi nderin dhe kënaqësinë që në Pejë ta presim skuadrën zvicerane Kreuzlingen, ndaj të cilës luajmë dy ndeshje miqësore.
Ndeshja e parë është sot në palestrën "Karagaçi" nga ora 19:00. Shpresojmë të jetë ndeshje e fortë dhe interesante.
Për Kreuzlingenin luan kapiteni i Kosovës, Valon Dedaj dhe dy ish-lojtarët tanë, Haris Berisha e Drenit Tahirukaj. Kënaqësi të përballemi me ta.
Besa Famgas ngadalë po merr formë për edicionin e ardhshëm ku synojmë suksese të reja”, njofton KH Besa.