Kombëtarja e Malit të Zi në hendboll (kadet), përfunduan me të gjitha fitore (3) fazën e grupeve në Kampionatin Evropian të Divizionit B në Letoni.
Kosova me gjithë orvatjet nuk arriti rezultat pozitiv, por pësuan humbje me rezultat 30:26 (15:11).
Mali i Zi zuri vendin e parë në grupin A, kështu që ata do të luajnë në gjysmëfinale kundër nikoqirit të Letonisë, e cila zuri vendin e dytë në grupin B.
Në duelin kundër Kosovës, Mali i Zi udhëhoqi që nga fillimi, edhe pse Kosova e ngushtoi diferencën në dy gola në disa raste.
Luka Bajraktaroviq ishte më efikasi me 9 gola tek Mali i Zi.