Në kuadër të Kupës së Danimarkës në hendboll, Njoma Zogaj shënoi një gol për Aalborgun që humbi 36:28 nga Nykobingu.
Aalborgu do të garoj në kategorinë e dytë daneze.
Mirela Gjikokaj shënoi tri gola për skuadrën Follo që humbi 32:27 nga Fjellhammer në Kupën e Norvegjisë. Follo në edicionin e ri luan në elitën e Norvegjisë kurse ndeshjen e parë e zhvillon pas pak ditësh.
Të kujtojmë që Danimarka e Norvegjia janë vendet me hendbollin e femrave më të zhvilluar në botë. Lojtaret që bëjnë karrierë në këto vende përbëjnë bazën edhe në Kombëtaren e Kosovës.