Portieri gjilanas, Arbër Sylejmani, firmos me klubin me renome të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj.
Sylejmani tha se sot pritet të debutojë në miqësore në fanellën e Kastriotit.
Është përforcim i madh për ferizajasit që synojnë katërshen e parë në kampionat.
Portieri ka arritur marrëveshjen deri në fund të dhjetorit me klubin.
Cilat janë arsyet që firmoset me KH Kastriotin?
“Arsyet janë sepse Kastrioti është klub me traditë të madhe, emër i madh i hendbollit.
Është hap i rëndësishëm për karrierën. Me kanë pritur mirë trajneri Blerim Beqiri, me bashkëlojtarë.
Kastrioti është ekip që lufton për të gjitha trofetë”, tha Sylejmani për gazetën kombëtare "Bota sot“.