Skuadra Kreuzlingen e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në Ligën B të Zvicrës.
Të shtunën Kreuzlingeni fitoi 28:25 ndaj Badenit.
Tre reprezentuesit tanë shënuar nga 4 gola për Kreuzlingenin.
Kapiteni Valon Dedaj dhe Drenit Tahirukaj i shënuan golat nga 4 tentime, ndërsa Ramosaj i kishte 5 tentime.
Në ekip ishte edhe portieri Haris Berisha që në takimin e parë mungoi për shkak të një lëndimi.