Kampioni i Kosovës, Besa Famgas, godet me dy përforcime nga Mali i Zi.
Synimi i pejanëve është që të paraqiten sa më mirë për garat evropiane, në përballje me Borcin e Banjallukës.
“Skuadra jonë po vazhdon përgatitjet për edicionin e ri dhe në të njëjtën kohë po kompetohet me lojtarë.
Kemi nënshkruar me dy hendbollistë nga Mali i Zi, alot Balsha Raçiq dhe Denis Shabanoviq.
Bëhet fjalë për lojtarë cilësorë që do ta ndihmojnë skuadrën për të realizuar synimet që kemi. Kontributi i tyre pritet të jetë i madh edhe në ndeshjet evropiane, që i fillojmë muajin tjetër”, njofton KH Besa Famgas.